Celebrities Gossip Showbiz

“Me gruan flemë në dhoma të ndara…”, Vis Pupa habit me deklaratën e tij!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, ai ka ndarë më shumë detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij, duke çuditur jo vetëm banorët, por edhe publikun. Në një nga bisedat që ka bërë sot me banorët e tjerë të shtëpisë ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara.

Rrimë deri vonë bashkë, por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë. Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flemë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë.

Ish- banorja e shtëpisë së “BBV2”, Ermiona Lekbello është skualifikuar para pak javësh, si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, një vendim ky nga Vëllai i Madh, i cili u komunikua me anë të një zarfi të zi. E së fundmi Ermiona ka reaguar me anë të një video në Instastory për opinionistët e spektaklit dhe mënyrës se si ata mundohen t’i ‘edukojnë’ banorët me të cilën Ermiona nuk është aspak dakord. Gjithashtu ish-banorja është shprehur se duhet të kthehet në Shqipëri për të qenë pjesë e një ‘Prime’ e për të pasur një përballje me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.