Celebrities Gossip Showbiz

Me të ftuar dhe intervista ekskluzive, live nga Tapeti i Kuq në finalen e madhe të “BBV”!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi janë banorët që kanë prekur finalen e madhe. Edhe këtë vit “Big Brother VIP” vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv nga TAR.

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq sonte në natën finale të “BBV3”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar…

Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Albana Ruçi që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Elona Duron dhe Eni Shehun, kjo natë nuk duhet humbur. Zbuloni më shumë duke na ndjekur, sonte në orën 19:00.