Health & Beauty Lifestyle

Më të kujdesshëm në plazh me gjyshërit, këshillat që duhet të ndiqni në menyrë që ditët e tyre të pushimit mos të rezultojnë fatale!

Vera për shumicën dërrmuese të njerëzve, do të thotë pushim, pakujdesi dhe shumë orë relaksi në plazh, duke bërë banja dielli dhe not. Kjo e fundit është e dobishme për shëndetin fiziko-mendor dhe mirëqenien e personit, por mund të bëhet e rrezikshme dhe madje fatale nëse nuk respektohen disa rregulla thelbësore. Por gjatë verës shumë persona humbin jetën nga mbytja, ku viktimat më të mëdh janë të moshuarit. Shkaqet janë ose kardiake ose patologjike, me më të shpeshta infarktin.

58% e njerëzve që vdesin në det janë 70 vjeç e lart. Sipas hulumtimeve, periudha 11:00-15:00, kur temperaturat janë shumë të larta, ka rezultuar më e rrezikshmja për fatalitete. Për këtë arsye, të moshuarit në det duhet:

1.Të dini të notoni mirë.

2.Hyni dhe dilni vazhdimisht nga uji. Kur hyni në det, lërini të lagen pak në fillim këmbët-duart-koka dhe më pas zhyteni gjithë trupin.

3.Shmangni larjen kur uji është shumë i ftohtë. Nëse ujërat janë më të ftohta lëvizni vazhdimisht krahët dhe këmbët.

4.Teksa notoni mbani kapele dhe vendosni krem ​​kundër diellit edhe kur jeni në hije.

5.Notoni në shoqërinë e një shoku që gjithashtu noton mirë.

6.Mos shkoni shumë thellë.

7.Është e rëndësishme që të mos notoni për një kohë të gjatë.

8.Asnjëherë mos notoni me stomakun plot sepse kjo e rëndon zemrën e cila gjatë notit punon më intensivisht. Përveç refluksit rreziku i hipotensionit apo edhe të një episodi-infarkti ishemik është shumë i lartë.

9.Asnjëherë mos notoni pasi keni konsumuar alkool.

10.Nëse gjatë notit ndieni siklet, ngërçe apo marrje mendsh, ruani qetësinë dhe thirrni për ndihmë duke dalë pa panik.

11.Mos rri për një kohë të gjatë në diell, pini shumë lëngje që të freskoheni.