Celebrities Gossip Showbiz

“Mos bëj striptizëm profesional…”, banorja i kthehet keq Liamit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme një debat ka ndodhur mes Romeos, Heidit dhe Liamit të cilët prej disa kohësh kanë keqkuptime me njëri-tjetrin, ku dhe Liami është konsideruar për ta si ‘maniak’. Romeo i shprehet sot se kjo është e vetmja gjë për të cilën do mbahet mend, ndërsa Heidi ka vazhduar duke e quajtur ‘striptist’.

Romeo: E di për ca do mbahesh mend për fjalën maniak

Heidi: Vishu mos u zhvish mos bëj striptizëm profesional

Liam: Striptist është diçka tjetër e dashur

Heidi: Mua mos mu afro mos më fol mos më shiko se do bëj namin 

Prej disa ditësh Meritoni dhe Romeo kanë bërë paqe me njëri-tjerin. Vetëm pak më parë Meritoni i ka dhënë disa këshilla Romeos në lidhje me reagimet e tij dhe çfarë thuhet për lidhjen e tij me Heidin.