Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Mos bëj të njëjtat gabime si unë…”/Çfarë këshille i ka dhënë Ronaldo mikeshës së tij, Erjola para se të hynte në BBV?!

Ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” është diskutuar në lidhje me dinamikat, debatet dhe gjithçka që ka ndodhur brenda javës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa Antonela tregoi se si e shikon lojën e Rozës dhe raportin e saj me Julin, Ronaldo u ndal edhe tek ecuria e banorit ku u shpreh:

Juli është absolutisht një nga imazhet më të përqafuar edhe nga familjarët dhe ndjekësit të këtij programi sepse Juli në historinë e tij në BBV është bërë vetëm një herë pis për nj9 situatë me Eglën. Nëse pyet publikun se për çfarë do ta mbani mend Julin në BBV nuk dinë ta thonë. Juli ka qenë shumë linear.

Pas kësaj Ronaldo u ndal edhe tek Erjola, e cila gjithashtu është shprehur se bie dakord me shumë mendime dhe arsyetime të Julit në shumë situata.

Unë e kam këshilluar Erjolën para se të futet dhe i kam thënë që mos bëj të njëjtat gabime që kam bërë unë, sepse BBV vjen një herë në jetë pra mos ji ndjekëse por edhe nëse nuk ke grupin tënd, ji vetëm. Koha ka treguar që vajzat që janë vetëm dalin shumë të fituara në BBV.

Nga ana tjetër Ina u shpreh se:

Unë do ta mbaj mend Julin si të vetmin lojtar me grup. Është i vetmi lojtar me grup në shtëpinë e BBV.