Celebrities Gossip Showbiz

“Mua më doli gjak nga hundët…”, Meri tregon si e përjetoi sfidën nga Vëllai i Madh!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Gjatë javës banorët u ndanë në tre grupe për të shkak të një sfide nga Vëllai i Madh. Grupi i cili kishte më shumë probleme ishte grupi i Ilnisës dhe banorët akuzuan Merin që nuk ishte bashkëpunese dhe vetëm debatonte. Për këtë Meri u shpreh se u mundua shumë që të bënte maksimumin e saj:

Meri: Mua më doli gjak nga hundët dhe vazhdova lojën deri në fund. Unë nuk po u ankohesha atyre.

Sara: Po më the e ke dashnor

Meri: Po çfarë ka të reagosh se ke e të dashur.

Debati gjatë javës mes Eglës dhe Ilnisës ka qenë tema e parë e diskutimit për mbrëmjen e sotme. Gjatë debatit Egla ka përfshirë edhe banorë të tjerë duke i quajtur “zara” të Ilnisës. Për këtë Juli i ka drejtuar një pyetje Eglës, duke marrë shkas edhe nga hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.