Aktualitet

Muaji mars nis me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e mbrëmjes, reshjet humbasin territor, duke u izoluar në relievet malore në verilindje të territorit.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Der në orët e para të ditës, era fryu me drejtim jug-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, fitoi shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë. Pas mesdite, era ndryshon drejtim në juglindje-jugperëndim dhe merr shpejtësi 1-5 ndërsa përgjatë vijës bregdetare ndërsa në lugina, 8-10 m/sek duke u shoqëruar me valëzim 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/14
Re diell shi

Kukës
6/22
Re diell shi

Lezhë
9/23
Re diell shi

Dibër
8/13
Re diell shi

Durrës
8/23
Re diell shi

Tiranë
6/23
Re diell shi

Elbasan
8/22
Re diell shi

Berat
8/23
Re diell shi

Vlorë
8/23
Re diell shi

Korçë
6/12
Re diell shi

Gjirokastër
7/23
Re diell shi

Sarandë
12/21
Re diell shi