Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës, Vasillaq Godo!

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës, Vasillaq Godo.

Aktori ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi i trishtë është bërë me dije në rrjetet sociale nga miqtë e tij.

Vasillaq Godo Aktor u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Ai është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Godo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, në vitin 1967. Artist i skenës së teatrit të Vlorës, dhe nga ata artistët plot shkëlqim e të rëndësishëm që do e kishte zili çdo skenë e teatrove shqiptare.

Mbi 90 role në teatër, dhe po thuaj të gjitha role të para, se padyshim statura e tij, zëri, mjeshtëria, nuri skenik ja lehtësonte punën çdo regjisori.

I vlerësuar nga kritika për personazhet e krijuara, dhe i adhuruar nga publiku për super rolet e realizuara.

Ai shuhej për rolin e Isa Boletinit, tek “Nëntori i Flamurit” në ’82-shin, ku iu desh të shoqërohej me disa gjimnazistë nga Kosova, që sapo ishin arratisur nga ish Jugosllavia dhe ishin strehuar ato kohë tek konvikti i shkollës Tregtare, për t’u “huazauar” kështu dialetktin.

Po ashtu njihej për Hodo tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, e me dhjetëra e dhjetëra rolet që ai ka në fondin e artë të teatrit dhe filmit