Film & Tv

Ndiqni live spektaklin e “Big Brother Vip 3”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother Vip” premton edhe mbrëmjen e sotme shumë surpriza, teksa një pjesë e banorëve mbushin 100 ditë qëndrimi brenda në shtëpi. Mes shumë episodeve pozitive, nuk kanë munguar edhe debat, ku protagonistë kanë qenë Egla dhe Liami. Nga ana tjetër, Jetmiri ka një vendim të rëndësishëm për të marrë, të lënë pezull që nga dita e martë. A do të largohet ai nga “Big Brother Vip”?

Nga ana tjetër, mbrëmjen e djeshme Ledion Liço dhe dy moderatorët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari hynë në shtëpi. Çfarë prodhoi darka e 100-ditëve?

Përveç këtyre, Heidin e pret një surprizë e madhe, teksa Beatricce Luzzi do të vijë nga Italia për ta takuar. Çfarë do i thotë ajo?

Kush do largohet mes të nominuarve, Liam apo Lidi? Për të mësuar këtë, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.