Celebrities Gossip Showbiz

Ndodh e papritura në “Për’puthen +40”, protagonisti nga Italia nuk përmbahet, përpiqet të puthë me zor Shqipen

Emisoni “Përputhen +40” ka qënë ndër më të ndjekurit në ekranet shqipare, që ka bërë “bujë” me ngjarjet, situatat dhe deklaratat e bëra në të. Epo, mesa duket çudirat në këtë emision nuk paskan të sosur!

Ditën e djeshme, në zhvillimin e emisionit ka ndodhur diçka e pakëndshme, ku njëri prej konkurrentëve, Giuseppe ka tentuar të puthë ‘me zor’ Shqipen në buzë. E gjitha kjo ka ardhur si lojëra fjalësh nëpërmjet dy konkurrentëve. Kjo skenë nuk ka zgjatur shumë, pasi Guiseppe mesa duket është dorëzuar.

Guiseppe: “Do që të të puth tani?”

Shqipja: “Nuk ke bërë shkollën për të më puthur”

Situatë kjo e cila shkaktoi mjaft të qeshura në studio, por të paktën u mbyll me aq! Nuk kanë qënë të vetmet raste këto ku dyshja na servir të tilla emocione, pasi takimet e tyre kanë qënë të shpeshta, dhe pëlqimet e njërës palë janë shfaqur kaq hapur.

Beqari italian vazhdon të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me veprimet e fjalët e tij. Kujtojmë debatin e fundit që Giuseppe pati me konkurrenten nga Fieri, Luljetën, debat që shkaktoi mjaft reagime në studio. 

Epo, kush tjetër po e pret me padurim takimin e rradhës?