Music

Ndryshon akordin kompozimi 639-vjeçar i artistit John Cage!

Kompozimi i artistit avangardë John Cage ndryshoi akordet për herë të fundit dy vjet më parë. Pjesa më e gjatë dhe më e ngadaltë muzikore e krijuar ndonjëherë ka ndryshuar përsëri akordet, për herë të parë në dy vjet. Një numër i madh njerëzish në një Kishë në Gjermani kanë qenë dëshmitarë të këtij momenti të rrallë, i cili është pjesë e veprës artistike të kompozitorit avangard John Cage.

Kompozitori amerikan John Cage, i cili ndërroi jetë në vitin 1992, ishte krijuesi i muzikës eksperimentale dhe avangarde të shekullit të 20-të. Vepra e tij më e famshme, 4’33”, mund të luhet me çdo kombinim instrumentesh, por muzikantët nuk e luajnë. Në vend të kësaj, audienca mund të dëgjojë tinguj nga mjedisi gjatë katër minutave e 33 sekondave që zgjat kompozimi.