Celebrities Showbiz

“Në fillim numëroja kamerat kurse tani…“ Romeo: Mos të prekim familjen dhe njerëzit nga jashtë…

Sapo ka filluar Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri.

Françeska dhe Romeo janë të ftuarit e Julit në formatin radiofonik të spektaklit për të cilin flasin kaq shumë shqiptarët. Dhe moderatori Juli kishte menduar të ndalej në një aspekt të hasur në shtëpinë e BBVIP Albania ku bazuar në karakteristikat e secilit, tha se ndahen në emocionalë e racionalë. Nëse banorët zgjedhin të jenë emocional apo racional, Romeo mendon se pas njëfarë kohe qëndrimi ti nuk mund të zgjedhësh pasi do të jesh vetvetja:

Nëse ti i zgjidh gjërat kështu brenda, ashtu i zgjidh dhe jashtë sepse është një reality. Në fillim i numëroja kamerat, tani i kam harruar dhe më duhet t´ia kujtoj vetes. Unë do të doja që mos të prekim njerëzit ku nuk ke si të mbrohesh dhe që të dhembin më shumë siç është familja dhe njerëzit jashtë. Pasi dhe ata nuk janë këtu dhe nuk mund të mbrohen vetë. Pra të vendosim limitet dhe rregullat e “luftës“!