Film & Tv

“Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo” vijnë në DigitAlb, ja se kur mund t’i shihni filmat më të ndjekur të vitit 2023!

DigitAlb, platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit. E për këtë festë të madhe, surprizat kanë nisur që tani nga DigitAlb, për të gjithë abonentët, për më besnikët që janë abonuar që nga ditët e para kur DigitAlb nisi transmetimet, si dhe për të gjithë të tjerët që i bashkohen për herë të parë platformës më të pasur televizive mbarëkombëtare, që sjell shqip, spektakël, kinema, sport e argëtim për çdo familje shqiptare.

Në këtë 20 vjetor vijnë ekskluzivisht për ju dy filmat më të dashur shqiptarë, që kanë thyer çdo rekord shikueshmërie në kinematë anë e mbanë botës. Bëhet fjalë pikërisht për dy projektet e Top Channel Films, “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo”.

Të dy këto prodhime patën një impakt mjaft të madh tek publiku dhe sollën padyshim një frymë të re dhe inovatore në kinematografinë e sotme shqiptare. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm dhe mbushjes të çdo kinemaje në Shqipëri e jo vetëm, filmat më të ndjekur të vitit 2023, do të mund t’i shihni falë platformës gjigande televizive.

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet nga data 8 Prill, ndërsa “5 Herë Jo” do të mund ta shihni duke filluar nga 29 Prilli, në DigitAlb VOD. Po ashtu, filmin “Në Kuadër të Dashurisë” edhe të gjithë ju që jetoni jashtë do të mund ta shihni edhe në streaming në këto platforma:

Amazon

Apple:

Google Play