Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse një mashkull nuk të jep…”, Françeska tregon për marrëdhënien e saj me bashkëshortin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Duke darkuar pas spektaklit të mbrëmjes, Françeska, Juli dhe Romeo kanë biseduar me njëri-tjetrin. Teksa Romeo e pyet Françeskën nëse është xheloze ndaj bashkëshortit të saj, ajo u shpreh se jo pasi nuk ka apsur ndonjë shkak.

Romeo: Je xheloze keni kështu gjërash

Françeska: Unë nuk jam xheloze… nëse një mashkull nuk të jep shkak për të qenë xheloze nuk bëhesh nga hiçi ose je e çmendur… unë jam serioze e logjikshme

Juli: Ahahahaha

Françeska  është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit.  Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.