Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Nga bashkëpunimi me Luizin deri tek raporti me Kristin, Armaldo Kllogjeri zbulon të vërtetat!

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP, Armaldo Kllogjeri. Tenori ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij pas BBV dhe gjithashtu është ndalur edhe tek karriera e tij.

Pse e ka akoma ‘inat’ Armaldo Kristin?

Tani Kristi është një djalë i mirë por besoj do t’i rregullojmë raportet. Loja mbaroi, inat është ulur. Pastaj edhe Kristi ka filluar të jetojë në Shqipëri do të ambjentohet. 

Ka më shumë hatërmbetje me Luizin apo me Kristin?

Kam me të dy por më shumë me Kristin. E kam thënë edhe më parë Luizi e nisi dhe e përfundoi lojën e tij siç dinte ta bënte nga fillimi deri në fund, ndërsa Kristi pati një ndryshim në rrjedhën e tij të lojës në muajin e fundit.

E ka takuar Armaldo Luizin?

Jo, nuk e kam takuar. 

Luizi dhe Olta thuhet se do të marrin pjesë në një film, i cili do të xhirohet së shpejti. I pyetur nëse edhe ai do të jetë pjesë e tij, Armaldo Kllogjeri ka mohuar të ketë rol në atë film.

Kam dëgjuar që do të bëhet një film ku do të jetë Luizi dhe Olta por unë nuk jam.

Pagesa që merr për një koncert është 10 mijë euro?

Jo.

A është e vërtetë që i ke kërkuar Luizit një bashkëpunim?

Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.