Aktualitet

Një i vdekur dhe një i plagosur në një aksident në Milot-Morinë!

Përgjaken sërish rrugët shqiptare. Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë. Sipas policisë së qarkut Lezhë, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, një automjet tip “Volkswagen” ku udhëtonin dy shtetas u përplas me barrierën anësore të rrugës. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i makinës ndërroi jetë duke mos iu mbijetuar plagëve të marra. Viktima i moshës 21-vjeç ishte banues në Shkodër. Pasagjeri u dërgua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin dy shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ky është aksidenti më i fundit që përgjak rrugët shqiptare dhe po hetohen rrethanat e tij. Viktima u identifikua si shtetasi Albert Shullani ndërsa u plagos Kristian Arra.