Celebrities Gossip Showbiz

Një rrëfim ndryshe dhe një surprizë e bukur, zbulohet i ftuari i kësaj jave në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e kësaj të shtune dhe ka zbuluar edhe të ftuarin special. Duket se për një intervistë eksluzive me vëllezërit Veshaj dhe për një surprizë e bukur për të gjithë publikun do të jetë sipërmarrësi i njohur, Samir Mane.

Të shtunën e kaluar e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë Samanta Karavella. Artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj e suksesshme në muzikë dhe jo vetëm