Celebrities Music

Një tjetër vit i suksesshëm për “South Outdoor Festival”, artistët më në zë të momentit dhanë spektakël në skenë!

“South Outdoor Festival”  është një festë e të gjitha gjërave që organizohen në ambient të hapur: sportit, kulturës, traditës, muzikës, natyrës dhe ushqimit.

Duke u zhvilluar çdo vit në fshatin Borsh, në jug të Shqipërisë nga data 23-26 Maj, festivali ka patur pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe Europa duke shijuar dhe përjetuar veçantinë që e bën të veçantë Rivierën e bukur të Shqipërisë.

Ky festival unik kombinon sportin, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të synuara për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, ka patur diçka për të ofruar për të gjithë.

Disa nga aktivitetet kryesore dhe ndër më të bukurat që pjesëmarrësit kanë shijuar kanë qenë: Çiklizëm malor, Trike Flying , Hiking, Jeep safari, Yoga, Kayak, Windsurfing, Olive tour.

Sigurisht kryefjalë ka qenë muzika e mirë, ku artistët dhe Dj më në zë të momentit kanë performuar në skenë. Përmendim Capital T, Eugent Bushpepa, Mc Kresha, Ledri Vula, Lyrical Son, Lumi B, Dj Flow.