Celebrities Gossip Showbiz

Njësoj si Blue Ivy edhe vajza e Madonna-s rrëmben vëmendjen në koncertin e mamasë së saj!

Vajza e Madonna-s Estere është bërë virale me një kërcim tejet mbresëlënës gjatë koncertit të nënës së saj. Këngëtarja filloi turneun e saj të shumëpritur të shtunën mbrëma, duke nisur në mënyrë epike me një shfaqje në 02 në Londër. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, këngëtarja e ‘Material Girl’ do të realizojë një total prej 78 koncertesh në 15 vende.

Pavarësisht zhurmës së madhe rreth rikthimit të këngëtares legjendare, në fakt ishte vajza e Madonna-s ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në shfaqje atë natë. Në fakt, tre nga fëmijët e saj, Lourdes, Chifundo ‘Mercy’ James dhe Estere morën pjesë në shfaqje si kërcimtarë, por ishte kjo e fundit që bëri më shumë përshtypje.

https://youtu.be/e2cmwIun8LE

Shfaqja e saj në skenë së bashku me Madonna-n, në rrjetet sociale që në momentet e para që video filloi të qarkullonte u krahasua me Blue Ivy. Rikujtojmë se në koncertin e Beyonce performanca e vajzës së saj u kthye në një trend dhe pëlqehej shumë.  Këngëtarja e “Like a Virgin” foli edhe për problemet e saj shëndetësore, duke thënë se kishte qenë një vit i çmendur për të. Ajo tha:

Unë nuk mendoja se do t’ia dilja, as mjekët e mi. Kjo është arsyeja pse u zgjova me të gjithë fëmijët e mi të ulur rreth meje.