Celebrities Gossip Showbiz

Njihuni me 3 banorët që i shpëtuan nominimit të sotëm, ja kush rrezikon ende!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, në nominim kanë qenë 6 banorë të rrezikuar, teksa 3 prej tyre kanë shpëtuar tashmë.

Egla, Graciano, Ilnisa, Meritoni, Romeo dhe Roza ishin banorët e nominuar, por të parët që i shpëtuan eleminimit mes tyre ishin Egla, Ilnisa dhe Romeo. Njëri prej Meritonit, Rozës dhe Gracianos do të largohet sot nga shtëpia e “BBV3”.