Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk do bëj lek jashtë…”, Erjola ngrihet në këmbë e nervozuar gjatë debatit me Eglën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Erjola ka debatuar me Eglën të cilat përfunduan në tone të larta zëri. Erjola u ngrit madje në këmbë, duke iu drejtuar Eglës e duke i thënë se është e dëshpëruar për vëmendje.

Erjola: Të të vijë gjynah për veten!

Egla: Të isha si ty, pak krenari ka robi dhe nuk e pranon

Erjola: Ti çdo spektakël do ta prishësh. Ne ishim në festë, shkon dhe bën rrëmujë në lavanderi. Je e dëshpëruar, përpëlitesh si peshku pa ujë.

Egla: Unë nuk do bëj lek përjashta, ju do bëni, e vërtetë. Pse më keni fshehur rrobat në banjo?

Erjola: Nuk lejoj që të përplasësh gjëra për vëmendje…