Celebrities Showbiz

Nuk ka baba që nuk do të prekej nga këto fjalë, ja dedikimi i Ledrit për ditëlindjen e të atit

Ai është një ndër reperat më të dashur të publikut, projektet muzikore të të cilit të gjithë i adhurojmë. Por jo vetëm kaq! Nga Ledri na pëlqen gjithashtu edhe raporti shumë i mirë që ai ka me familjen e tij. Shpeshherë ai na tregon se sa shumë i do pjesëtarët e familjes përmes postimeve në rrjetet sociale qoftë me partneren Sarën, me mamanë, me gjyshin e tij të ndjerë i cili u nda nga jeta pak kohë më parë si dhe me babain.

Sa i përket këtij të fundit, Agroni feston sot ditëlindjen dhe i rrethuar nga dashuria e familjes ka marrë mesazhet dhe urimet më të bukura. Kujtojmë se kjo është ditëlindja e parë e tij që e feston si gjysh por edhe pse e ka këtë titull, ai duket ende si një djalë i ri. Të paktën i këtij mendimi është edhe Ledri i cili pak orë më parë ka postuar në Insta Story një foto ku shfaqet krah babait të tij. Artisti i bën urimin më të dashur Agronit ku thekson se edhe pse tashmë është gjysh, ai duket i të njëjtës gjeneratë si Ledri. A nuk jeni dakord dhe ju?!

Një tjetër urim të bukur, Agroni e ka marrë edhe nga bashkëshortja e tij Xheraldina e cila ka postuar foton e tij në Instagramin e saj duke e shoqëruar me datën e lindjes dhe një zemër ’emoji’.