Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk ka të ndalur, Era Istrefi së shpejti me një surprizë të re!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Epo duket se Era nuk ka të ndalur. Pas suksesit të madh me bashkëpunim me reperi Don Xhoni pas një kohe shumë të shkurtër këngëtarja publikoj një tjetër bashkëpunim me reperin Buta dhe mesa duket se nuk mbaron me kaq. Vetëm pak më parë Era ka publikuar në Instastory një foto të saj nga një studio muzikore e mesa duket po punon për këngën e rradhës. Nuk e dimë ende nëse dhe ky do të jetë një bashkëpunim me ndonjë reper apo këtë herë Era ka zgjedhur që të vijë me një këngë solo.

Nuk quhet festë e Halloween-it nëse në club-et e natës apo në rrugë, nuk shihni vajza me kostume seksi të veshura si infermiere, djallushe, apo në uniformë shkolle. Padyshim që edhe VIP-at tanë e të huaj janë pjesë e këtij trendi dhe shpesh bëhen inspirim për njerëzit. Por, çfarë ndodh në rastet kur bëhen frymëzim për njëra- tjetrën?

Një gjë e tillë ka ndodhur me Antonela Berishën dhe dy motrat Istrefi. Teksa, Nora dhe Era kanë ndarë me ne ‘look-un’ e tyre për Halloween, teksa janë shfaqur të veshura me ‘body duke pozuar për revistën e PlayBoy’. Mund të themi me plot gojë se dy bukuroshet dukeshin me të vërtetë shumë seksi, por nuk ishin të vetmet.