Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Nuk mbështet Meritonin pasi është zënë me Ilnisën?! Ja si qëndron e vërteta sipas Meri Shehut!

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Albana Ruçi që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Elona Duron dhe Eni Shehun, kjo natë nuk duhet humbur.

E pyetur nga Albana Ruçi se kush mendon se do të fitojë, Meri Shehu u përgjigj:

Unë dua që sot të fitojë Romeo.

Në aspektin e astrologjisë, kush është i favorizuar që të fitojë sot?

Finalistët që unë mendoj që janë më të favorizuar janë dy Virgjëreshat, Juli dhe Romeo. Apo jo? Siç kam thënë çfarë t’ju bëjmë Virgjëreshave vetëm t’i çvirgjërojmë.

Përsa i përket marrëdhënies së saj me Ilnisën dhe Meritonin, për faktin se përse nuk e mbështet këtë të fundit, ajo tha:

Nuk i kam prishur marrëdhëniet me Ilnisën. Majde po vinte mbrapa Ilnisa, ishte me Gazin dhe i thashë ‘që kur ke filluar të shoqërohesh me Gazin ka filluar Gazi të të marrë bukurinë’. Domethënë jo. Unë e kam shumë shoqe Ilnisën. Unë i përkushtohem shumë njerëzve. Çdo njeri ka kohën dhe punën e vet. Ne ishim një shoqëri brenda Big Brother. Tani të shikojmë jashtë sa do të na lidhë shoqëria.