Health & Beauty

Nxisin aftësinë e zhvillimit të gjuhës te fëmijët tuaj?! Ja çfarë duhet të dini për kukullat që flasin!

Shumë prindër blejnë lodra, veçanërisht ato që flasin dy gjuhë, për të nxitur aftësinë e zhvillimit të gjuhës te foshnjat dhe fëmijët e tyre. Studimi i fundit amerikan pohon se, komunikimi dhe bashkëveprimi i vazhdueshëm me fëmijën ndikon në aftësinë gjuhësore të tij.

Sipas studiuesve, lojërat që emërtohen si edukative, për fat të keq, shpesh janë mashtruese. Ka një bum sa i takon lojërave elektronike, duke pretenduar se u vijnë në ndihmë fëmijëve për t’u aftësuar në aspektin gjuhësor por studiuesit thonë se vlera “edukative” e tyre jo gjithmonë është e drejtë.

Familjeve që morën pjesë në studimin e Universitetit të Arizonës Veriore, iu dhanë libra, lodra tradicionale, jo-elektronike (blloqe shënimi, kuba formuese, rebuse etj.) dhe lojëra elektronike dhe iu kërkua të luajnë me to në tri ditë të veçanta.

Studiuesit monitoruan komunikimin prind-foshnje gjatë pushimeve pas çdo loje, vëzhguan se sa shumë prindërit u flisnin foshnjave të tyre, numrin e shqiptimeve për t’iu shpjeguar lojën, përgjigjet verbale të tyre ndaj zhurmave të fëmijës si dhe fjalët specifike të përdorura nga përgjigjet e prindërve.

Studiuesit zgjodhën lodrat që flisnin, të cilat ishin përzgjedhur për të promovuar aftësinë e zhvillimit të gjuhës për fëmijët e moshave nga 10 deri në 16 muajsh. Por, siç rezultoi, ata zbuluan se asgjë nuk krahasohej me ndërveprim vokal gjatë pushimeve mes lojërave se sa zëri i një prindi. Studiuesit thanë se të dhënat treguan se, lodrat elektronike nuk janë aq të afta në komunikim dhe ndërveprim për t’i aftësuar foshnjat në të shprehurit me anën e gjuhës.