Celebrities Gossip Showbiz

“Oj nanë pse nuk më bëre banane…”, Luizi nuk ndal ngacmimet ndaj Jorit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet. Teksa modelja ka qenë duke ngrënë një banane, Luizi është shprehur duke thënë pse nuk ishte ai vetë një banane.

Oj nanë pse nuk më bëre banane

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.