Eleni Tolsaki është gazetarja greke e motit, e cila me prezantimin e saj ka tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve edhe të njerëzve në rrjetet sociale. Në videot që po bëhen virale, Eleni kërcen e këndon e gëzuar dhe entuziazmi i saj është arsyeja pse është bërë hit total në TikTok.
Eleni bën parashikimin e motit në kuadër të programit të mëngjesit dhe bashkë me të kërcejnë edhe drejtuesit dhe të ftuarit në studio. “Parashikimi më i mirë i motit ndonjëherë”, “Ajo është mishërimi i lumturisë”, “Çdo ditë është me diell me të”, “Parashikuesja më e bukur ndonjëherë”,-janë vetëm disa nga komentet poshtë videove virale. Videot e saj kanë miliona shikime në internet.