Celebrities Gossip Showbiz

“Pashë veten në dyert e spitalit”, Erjola tregon si shpëtoi nga i dashuri dhunues!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Shpallja e ditës së zisë në Kosovë për vrasjen ndaj grave, ishte temë diskutimi edhe në Big Brother Vip. Teksa banorët po jepnin mesazhet e tyre, Erjola Doçi tregoi sesi ia doli të shpëtonte nga një lidhje ku dhunohej fizikisht.

Kur preka fundin dhe pashë veten në dyert e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu! Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjar. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark…

Mbrëmjen e djeshme Erjola dhe Jetmiri janë përfshirë në një debat, i cili nuk përfundoi dhe aq mirë. Teksa Erjola shkoi në oborr për tu ulur në një nga divanët, Jetmiri që ndodhej aty e ka larguar divanin dhe Erjola është rrëzuar në tokë. Ajo nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest dhe i është drejtuar Jetmirit, duke i thënë “Turp të të vijë”.