Celebrities Gossip Showbiz

Pasi shkëputën edhe marrëdhëniet në muzikë, Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur ndaj Dj Geek!

Tashmë është bërë zyrtare edhe nga vetë dyshja, që Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk janë më bashkë. Dj Geek ka bërë të ditur për të gjithë publikun e tij, se koncerti i fundit i sezonit ishte edhe koncerti i fundit i tij me Dafinën.

Por mesa duket përveç marrëdhënies dashurore dhe jetës private, dyshja kanë vendosur që të ‘ndajnë’ rrugët edhe nga marrëdhënia që i lidhte me projektet muzikore. Dj Geek ka lajmëruar nëpërmjet një Instastory se pas gjashtë vitesh bashkëpunim me shtëpinë diskografike “Moneyz” janë ndërprerë dhe gjithashtu të gjitha këngët e tij do të kalojnë në kanalin e tij personal të “Youtube”.

Pas bujës së shkaktuar së fundmi nga Dafina, Ledri dhe Sara, ku Dafina vendosi mos ta ndiqte më në Instagram çiftin, duket se po vazhdon një tjetër dramë. Pasi Dj Geek lajmëroi se ka përfunduar marrëdhëniet në lidhje me muzikën me Dafinën dhe studion e saj muzikore, ditën e sotme është vënë në dukje nga ndjekësit se këngëtarja se pas çiftit Vula ka hequr nga Instagrami edhe ish-partnerin e saj, Dj Geek.

 

Pas shumë reagimeve dhe ‘thumbimeve’ mes Dafinës dhe Sarës së fundmi. Olta Gixhari ka qenë ajo që e ka shtyrë akoma më shumë zjarrin. Nga një ‘Ask’ i postuar në Instastory, ndjekësit e pyesin Oltën se cila është pjesa e saj e preferuar nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Klementit e Olta ka shkruar frazën e njëjtë me këngën e Dafinës dhe ka etiketuar Sarën. E më pas Sara e ka ripostuar dhe ka shkruar një tjetër ‘thumb’ për Dafinën.