Health & Beauty

Për ju vajza që sa herë e prekni fytyrën shtresa e fondatinës mbetet në gishtat tuaj!

Sa herë që e prekni fytyrën, shtresa e fondatinës mbetet në gishtat tuaj? Nëse po, gjëja themelore ndaj së cilës duhet pasur kujdes është zgjedhja e fondatinës e cila i përshtatet tipit të lëkurës suaj. Personave të cilët kanë lëkurë të yndyrshme u rekomandohet përdorimi i fondatinës pluhur dhe pa vaj në mënyrë që të arrihet më mirë dukja e lëkurës së fytyrës.

Për lëkurë të thatë nevojitet fondatina e lëngët apo kremi BB 2. Mos përdorni primer në vend të kremit hidratues. Fytyra duhet të pastrohet mirë dhe pastaj të vendoset një shtresë e hollë e kremit ditor i cili i përshtatet tipit të lëkurës suaj. Zgjedhja e kremit të përshtatshëm është faktor i rëndësishëm i cili do t’i mundësojë fondatinës ngjitje më të mirë për lëkure. Kur lëkura ta ketë përftuar përmbajtjen e kremit, mund të vazhdoni me vendosjen e pudrës suaj.

Rikujtojmë se trendi më i fundit për kujdesin e lëkurës është “skin streaming”. Skin streaming” i referohet thjeshtimit të kujdesit të lëkurës për të përdorur më pak produkte që përmbushin në mënyrë efektive nevoja të shumta, në vend që të përdorni shumë prej tyre vetëm për një qëllim. Është një mënyrë për të hequr hapat e panevojshëm në mënyrë që të siguroheni që regjimi juaj të jetë efektiv.

Lëkura juaj ka më shumë gjasa të përthithë dhe të përfitojë nga më pak produkte me ndikim më të lartë. Shumë produkte bukurie mund të hollohen pas shtresimit në lëkurë ose mund të mos depërtojnë plotësisht në të për shkak të aplikimit të tepërt. Kështu mund të shmangni kombinimin e produkteve që nuk përzihen dhe si rrjedhojë, edhe acarimin. Plus, është një mënyrë për të kursyer kohë dhe para.