Celebrities Gossip Showbiz

“Po më manipulojnë fytyrën duke më mbuluar me rrudha…”/Jennifer Lopez e tmerruar nga inteligjenca artificiale!

Në një intervistë të fundit këngëtarja Jennifer Lopez iu referua inteligjencës artificiale. Ylli latin foli para kamerave në premierën e filmit të saj “Atlas” në Los Angeles dhe shpjegoi se ky film mund të shpjegojë se sa e dobishme, por në të njëjtën kohë edhe sa shkatërruese mund të bëhet inteligjenca artificiale. Lopez tha se:

Unë mendoj se ky film do të bëjë një punë të mirë për të treguar se si AI mund të shkojë shumë keq, por edhe se si mund të funksionojë siç duhet.

J.Lo thotë se Inteligjenca Artificiale po shet produkte për kujdesin e lëkurës për të cilat nuk di asgjë duke përdorur foto të manipuluara të fytyrës së saj të mbuluar me “rrudha”.

Ne i pamë ata duke na vjedhur fytyrat. Pra, po, AI është vërtet e frikshme. Është vërtet e frikshme. Më vodhën fytyrën. AI është e frikshme. Unë mendoj se ne duhet të respektojmë inteligjencën artificiale. Ne duhet të jemi të hapur për të gjitha mundësitë. Këta filma që flasin për inteligjencën artificiale veçanërisht Atlas bëjnë një punë vërtet të mirë për të treguar të dyja palët.

Rikujtojmë se Lopez dhe Ben Affleck mund të përfundojnë në një divorc. Që kur u rilidhën pas gati dy dekadash, çifti vendosi të martohej shpejt dhe të përpiqej të jetonte një jetë së bashku. Të shumta kanë qenë fotografitë e kapura nga paparacët, që tregojnë Ben Affleck të mërzitur e shqetësuar.

Edhe pse çifti ka zgjedhur t’i mohojë këto lajme duke bërë dalje ku shihen edhe të lumtur, së fundmi mediat e huaja thonë se ata janë drejt divorcit. Së fundmi, diva e muzikës pop u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me Ben Affleck. A janë apo nuk janë bashkë?! Pikërisht këtë pyetje nuk ia kurseu një gazetar, në premierën e filmit “Atlas” në Meksikë. “A janë të vërteta thashethemet se ti dhe Beni po ndaheni?”-e pyet një gazetar.