Celebrities Gossip Showbiz

Policia bastisi shtëpinë dhe arrestoi nënën e tij për mashtrim, reagon reperi Sean Kingston!

Reperi i njohur Sean Kingston ka reaguar së fundmi pasi policia bastisi shtëpinë dhe arrestoi nënën e tij për mashtrim. Këngëtari, emri ligjor i të cilit është Kisean Anderson, u akuzua në shkurt nga një kompani se nuk kishte paguar plotësisht për një televizor të madh dhe sistem zëri në rezidencën e tij në Fort Lauderdale. Një grua që mendohet se ishte nëna e tij u arrestua nën akuzat e mashtrimit dhe vjedhjes. Në një deklaratë të dhënë për BBC, Zyra e Sherifit Broward tha:

Si rezultat i hetimit, një femër e rritur, Janice Turner, 16/2/1963, u arrestua me akuza të shumta mashtrimi dhe vjedhjeje.

Këngëtari ndërkaq nuk ndodhej në shtëpi në momentin e bastisjes, ndërsa forcat e rendit nuk kanë konfirmuar nëse një nga urdhër-arrestet ishte për Kingston. Këngëtari i ‘Take You There’ ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me këtë dhe ka shkruar se:

Njerëzit e duan energjinë negative! Unë jam mirë dhe nëna ime po ashtu! Avokatët e mi po trajtojnë gjithçka ndërsa flasim.

Kingston u padit nga Ver Ver Entertainment në shkurt për dështimin për të paguar për blerjen dhe instalimin e një televizori, sipas dokumenteve të gjykatës. Kompania pretendon se Kingston ‘e nxiti’ biznesin të instalonte produktet e teknologjisë me një pagesë sa më të vogël të mundshme.