Aktualitet

Policia operacion në Gjirokastër për shtëpi bari dhe kriptomonedha, shoqërohen 4!

Policia lokale në Qarkun Gjirokastër po ushtron kontrolle antikrim për ekzistencën e mjediseve të kultivimit të kanabisit me llamba si dhe prodhimin e kriptomonedhave.

Së fundi gjatë një operacioni policor janë konstatuar dy mjedise të dyshuara për kultivimin e kanabisit me llamba. Dyshohet se dy banesa përkatësisht në qytetin e Tepelenës dhe rrethina funksiononin si shtëpi bari për kultivimin e kanabisit  me llamba. Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar një sasi kriptomonedhash.

Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme. Në lidhje me këto raste policia lokale ka shoqëruar katër persona dhe po vazhdon intensivisht hetimet.