Gossip

Pretendon se është 50 vjeçe, braziliania ‘në hall’ me ndjekësit të cilët nuk e besojnë moshën e saj!

Një influencere nga Brazili, e njohur në TikTok si Julies pretendon se është 49 vjeçe dhe ndjekësit e saj nuk mund ta besojnë këtë. Julies është mjaft aktive në TikTok, ku publikon video të shumta për 80 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë. Vlogerja, i kushton mjaft rëndësi ushtrimeve të saj në palestër dhe rezultati vërehet përmes linjave të saj të përkryera.

@tiktokjulies

Felt like I really got slapped 🫠🤣

♬ how i love being a woman – editdiaary

Së fundmi, bukuroshja që po çmend TikTok-un ka shokuar ndjekësit duke bërë një video që tregonte moshën e saj të vërtetë. Përmes kësaj videoje, vlogerja tregoi se mosha është 49-vjeçe, megjithatë ndjekësit nuk e besuan.