Health & Beauty

Provoni këto ushtrime mendore dhe do të na falënderoni!

‘Neurobics’ është term që përdoret për të përshkruar një seri të ushtrimeve mendore. Kjo përfshin përdorimin e të gjitha shqisave; dëgjimit, prekjes, shijes dhe nuhatjes. Ushtrimi i rregullt e stimulon rritjen e lidhjeve të reja neuronale në pjesë të ndryshme të trurit, forcon qelizat nervore dhe promovon prodhimin e ushqyesve që forcojnë kujtesën.

Pastroni dhëmbët me dorën jo-dominante. Studime shkencore kanë zbuluar se duke e përdorur hemisferën jo-dominuese të trurit gjë që e kërkon ky ushtrim rezulton në zgjerim të shpejtë të sipërfaqes kortiale. Bëni dush me sy mbyllur. Shqisat e prekjes aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Me përdorimin e duarve mund të ndjeni teksturat e trupit që janë të pamundshme për t’i parë, kjo është fjalë nervave në duar që dërgojnë sinjale te truri kur preket lëkura.

Disa studime kanë dëshmuar se ndryshimi i detyrave të përditshme rrit trashësinë e lëkurës dhe e përmirëson aktivitetin e trurit. Uluni diku tjetër në tavolinë. Në shumicën e familjeve, çdo anëtarë e ka vendin e caktuar se ku ulet, mirëpo truri ka nevojë të befasohet me eksperienca të reja për t’u zhvilluar. Komunikoni më shumë gjatë ditës. Është dëshmuar shkencërisht që mungesa e komunikimit ndikon seriozisht në aftësitë njohëse. Ne aktivizojmë zona të ndryshme të trurit kur lexojmë apo i dëgjojmë personat tjerë. Leximi me zë apo në heshtje bën që truri të punoj më ndryshe.