Aktualitet

PS mbledh Kongresin më 8 Dhjetor! Zbardhet axhenda

Partia Socialiste mban Kongresin më 8 Dhjetor. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në Vlorë, ndërkaq ditën e sotme është publikuar edhe agjenda e organizimit.

Sipas informacioneve, organizimi do të jetë i ndarë në 6 panele diskutimi ku do të flitet përgjatë ditës mbi tematika të ndryshme që kanë lidhje me sektorë të rëndësishëm si arsimi, siguria, drejtësia, shëndetësia, bujqësia dhe kultura, dhe në fund do të përmbyllet me fjalën e kryesocialistit dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Axhenda e plotë:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni,

Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi,

Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale,

Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama