Celebrities Gossip Showbiz

Puthje në buzë? Ja çfarë planifikojnë vajzat për të shpëtuar këtë banor nga eleminimi!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sara mbrëmjen e djeshme hapi Kutinë e Pandorës, ku duhet të zgjidhte se kë do të çonte në televotim, djemtë apo vajzat e shtëpisë. Sara u shpreh se këtë edicion të tretë të dëshiron që ta fitojë një vajzë, e për këtë arsye dërgoi të gjithë meshkujt në nominim. Fatjoni është një nga djemtë më të rrezikuar se vajzat duan të bëjnë diçka për ta shpëtuar atë nga eleminimi. Duke qeshur Roza i kërkoi Fationit që t’i puthë ato pasi është në nominim, ndërsa Rike i tha banorit që të bëjë një dush me lëvizje seksi.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Bardhi është suprizuar nga motra e tij. Pas takimit me Afërditën, ajo është pyetur nëse dëshironte të takonte ndonjë banor tjetër dhe ajo u shpreh se në veçanti jo edhe pse prisnim që ajo të takonte Sarën. Mëngjesin e kësaj të mërkure, Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit.