Studiuesit morën në shqyrtim disa qytete të Evropës për erën e tyre karakteristike. Qyteti me aromën më të mirë është kryeqyteti i Greqisë, Athina. HAYPP, një kompani në Mbretërinë e Bashkuar që ndihmon njerëzit të kalojnë nga pirja e duhanit në alternativa më të shëndetshme, renditi 10 qytetet më të mira evropiane që nuk do t’ju duhet të mbyllni hundën sa herë t’i vizitoni.
![](https://expatra.com/wp-content/uploads/2020/03/Funchal.jpg)
Për të krijuar vlerësimet, 30 qyteteve të mëdha të Evropës iu dha një “rezultat i erës” bazuar në faktorë të tillë si pastërtia dhe përqindja e dyqaneve të luleve, furrave të bukës dhe dyqanet e parfumeve. Athina shënoi 8.3 pikë nga 10 për cilësinë e erës së mirë. Athina është shtëpia e shumë furrave të bukës që shërbejnë bakllava të shijshme, 31 dyqane lulesh që shesin buqeta me lule të freskëta dhe 22 parfumeri për 10 kilometra katrorë.
Buka Baguette e Parisit dhe rrugët e pastra të Zyrihut në Zvicër ndihmuan që këto qytete të futeshin në listë, duke u renditura pikërisht në vendin e dytë dhe të tretë. Parisi i Francës, me ambientin romantik dhe bulevardet elegante, siguron pozicionin e dytë, i ndjekur nga afër nga Cyrihu i Zvicrës, i njohur për pastërtinë dhe mjedisin piktoresk.
Njihuni me 10 qytetet me erën më të mirë në Evropë:
1-Athina, Greqi
2-Parisi, Francë
3-Zyrih, Zvicër
4-Dublin, Irlandë
5-Luksemburgu
6-Nikosia, Qipro
7-Kopenhagen, Danimarkë
8-Bukuresht, Rumani
9-Valeta, Maltë
10-Amsterdam, Holandë