Aktualitet Travel

Rama: Shqipëria, destinacion turistik edhe në stendat e Argjentinës e Kilit!

Në podcastin “Flasim” ku një çift shqiptaro-libanez ishin të ftuarit e radhës së kryeministrit Edi Rama, shefi i qeverisë foli mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid të Spanjës, ndërsa vuri në dukje se vendi ynë po promovohej edhe në stendat e Argjentinës e të Kilit.

Shqipëria po kthehet në një atraksion të ri turistik duke u promovuar jo vetëm në vendet europiane, por edhe më tej në shtete të Amerikës Latine.

Ne ishim në Panairin e Turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamilit dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës e të Kilit thonin se një nga destinacionet e reja është Shqipëria.

Kryeministri Rama deklaroi se tani, vëmendja është te turizmi malor.

Nga ana tjetër u pa shumë qartë, sepse ne jemi të fiksuar te deti dhe plazhi, ndërkohë që malet e Shqipërisë janë një pjesë e jashtëzakonshme e pasurisë tonë. Kanë filluar të zbulohen e ka shumë njerëz që shkojnë atje. Problem është se nëpër ato zona, ne nuk kemi akoma cilësinë, hotelet, infrastrukturat, por dhe ato pak që janë, janë plot. Sa më shumë të bëhen aq më shumë do të duhen.

Gjatë vitit të kaluar, Shqipërinë e vizituan 10.1 milion turistë. Gjithnjë e më shumë media po i bëjnë jehonë vendit tonë si destinacion i rekomanduar për pushime verore e madje edhe dimërore.

Po planifikoni pushime verore në plazh? “Kurseni para dhe shmangni turmat duke u larguar nga vendet e preferuara të Mesdheut dhe duke shkuar drejt destinacioneve më pak të njohura”, shkruan Richard Collett në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.

Harroni Korfuzin apo Bregun e Amalfit, pasi këtë vit parashikohen çmime më të larta dhe turma vizitorësh në Greqi e Itali. Në vend të këtyre ne ju rekomandojmë të zgjidhni plazhet ekonomike të Shqipërisë.

Nëse jeni mërzitur me kostot e larta në Costa del Sol, atëherë ka ardhur koha të vizitoni brigjet më pak të njohura të Shqipërisë, Polonisë, Rumanisë e madje edhe Gjeorgjisë.

Nga Baltiku në Detin e Zi, mes destinacioneve të lira të plazhit për vitin 2024, përfshihet Vlora.

Me plazhet me rërë të bardhë që shtrihen në detin Jon, Riviera Shqiptare po bëhet shpejt destinacioni i plazhit të Europës Jugore. Qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, Vlora ka një shëtitore rreth 5 kilometra të veshur me palma, plazhe me rërë të bardhë dhe mbetje betoni të bunkerëve komunistë.

Eksploroni limanet e fshehura të Gadishullit të Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar të Sazanit me udhëtime me varkë në plazh ose me biçikletë në plazhin dhe Lagunën e Nartës, ku një komunitet grek kujdeset për një manastir ishull të shekullit të XIII.

Shkëputuni nga dielli, deti dhe rëra me një shëtitje në qytetin e vjetër të Vlorës duke u zhytur në shekujt e historisë greke, romake, bizantine, osmane dhe shqiptare.

Vlora është dy orë larg me makinë nga Tirana.