Redi Roshi

Redi Roshi ka lindur në vitin 1991 dhe është krenar që është Ujor. Ai nisi karrierën e tij mediatike në NRG Radio në emisionin e mëngjesit “Vetëshërbim”, për t’u zhvilluar më pas në IN TV në emisione si “Life is better with Friends”, “IN Agenda” dhe “Kurjoz”. Aty Redi nuk ishte vetëm prezantues por edhe autor programi dhe Copywriter zyrtar i televizionit. Më vonë, karriera e tij u zhvillua në industrinë e marketingut duke punuar për degë lokale të agjencive ndërkombëtare si Ogilvy dhe Publicis. Redi flet rrjedhshëm anglisht, italisht dhe sarkazëm. Misioni i tij personal ne Top Albania Radio është të shpërndajë pozitivitet dhe fakte dhe kuriozitete që ndoshta një ditë mund të të hyjnë në punë.

Follow Redi