Aktualitet

Reforma territoriale, komisioni zgjat punimet në 30 shtator!

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale do e shtyjë afatin e punës deri në 30 shtator.

Në mbledhjen e sotme, opozita dhe mazhoranca ranë dakord që t’i kërkojnë Kuvendit edhe 30 ditë kohë më tepër për të përmbyllur punën për ndarjen e re territoriale të vendit.

Përfaqësues të Opozitës në Komision kërkuan edhe shtimin e numrit të ekspertëve, por kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Byroja e Kuvendit.

Mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale do mbahet në 29 qershor dhe pas saj do të nisin seancat dëgjimore me përfaqësuesit e pushtetit vendor.