Doktori dhe Kozeta, një rikthim pas në kohë…
Back to the Beginning
18:10 22/01/2021
Ju ka marrë malli për Doktorin dhe Kozetën, të dy të pandashëm para shumë vitesh. Tashmë Kozeta e riktheu edhe njëherë për të gjithë ata që ju ka munguar kjo dyshe e mrekullueshme. Të dy si dikur me batuta dhe shumë kujtime që ju shtojnë buzëqeshjen në fytyrë. Edhe pse vitet kanë kaluar, ai mbetet po i njëjti Gent, po i njëjti Doktor. Një "retrospektivë" për të që s'ka për t'u harruar në asnjë moment! I ftuar në emisionin 'Back To The Beginning', legjenda Gent Pjetri, dëgjoni intervistën e plotë dhe jemi të sigurtë se do të kënaqeni.
Kozeta Kurti
Gent Pjetri
Sidrit Bejleri zbulon se çfarë do të ndodhë me albumin e tij të ri…
Back to the Beginning
12:54 15/01/2021
Artisti shumë i dashur i publikut, ndoshta shkodrani më i lezetshëm që mund të keni parë apo takuar ndonjëherë, Sidrit Bejleri ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar tek “Back To The Beginning”. Kozeta e cilëson atë si një ndër personazhet më nostalgjikë që njeh dhe ai vetë e pranon këtë gjë. Sidriti na ktheu pas në kohë për të kujtuar fillimet e karrierës së tij por jo vetëm. Këngëtari theksoi se fakti që është shumë nostalgjik shfaqet edhe nëpërmjet projekteve muzikore që ka krijuar. Sa i përket këtyre të fundit, ai zbuloi një detaj për të gjithë publikun. Bëhet fjalë për albmin e ri të tij që megjithëse ka kohë që është bërë gati, dëshiron të provojë diçka të re duke mos e ofruar atë nëpërmjet CD-ve. Sidriti ka vendosur që prurjet e këtij albumi t’i hedhë në YouTube që të dëgjohen më lehtësisht nga fansat. Sigurisht ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij të cilët presin me padurim t’i dëgjojnë të gjitha këngët e këtij albumi. Kozeta Kurti Sidrit Bejleri Saix Dj