Aktualitet

Reshjet e borës, përmirësohet situata në Kukës e Mirditë, por ende ka rrugë të bllokuara!

Reshjet e dëborës, në Kukës shumë rrugë rurale janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuara mbeten ato për në njësitë Arrën, Zapod e Kalis. Nga subjektet kontraktore punohet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të akseve kombëtare. Ndërkaq, ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësinë Topojan e në disa fshatra të Malzisë.

Situata nga reshjet e borës në Mirditë po përmirësohet. Fshatrat Xhuxhë e Lari në Njësinë Administrative Fan, si dhe Bardhaj e Kthellë e Epërme në Njësinë Administrative Selitë, dolën nga izolimi. Sot vijon puna në terren për hapjen e rrugëve në Njësinë Orosh, për të bërë të mundur lëvizjen e banorëve në fshatrat Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë.

Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të thata e të qëndrueshme, si dhe njëkohësisht të ftohta, me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa duke filluar nga orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes pritet shtim gradual i vranësirave, deri të dendura. Temperaturat variojnë nga minus 8 në 10 Gradë Celcius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të thata e të qëndrueshme, si dhe njëkohësisht të ftohta me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa duke filluar nga orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes pritet shtim gradual i vranësirave deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtesi mesatare deri në 8 m/sek. Në orët e mbrëmjes, era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14-18 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare e në lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës nga 1-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
0/7
Diell re

Kukës
-7/0
Diell re

Lezhë
-3/6
Diell re

Dibër
-8/-2
Diell re

Durrës
0/10
Diell re

Tiranë
-1/9
Diell re

Elbasan
-2/8
Diell re

Berat
-3/8
Diell re

Vlorë
-1/10
Diell re

Korçë
-6/2
Diell re

Gjirokastër
-5/6
Diell re

Sarandë
-1/9
Diell re