Lifestyle Travel

Rikthehet “magjia” në Belgjikë, turistët nga e gjithë bota mblidhen në “Pyllin Blu”!

Ashtu siç do vit, magjia rikthehet në Belgjikë, me tapetin e luleve shumëngjyrëshe, ku mbizotërojnë lule kambanat blu, që mbulojnë të gjithë pyllin Halle, jo shumë larg kryeqytetit belg, Bruksel. Çdo vit në prill, turistët nga e gjithë bota mblidhen në “Pyllin Blu” për të parë nga afër lulet, që çelin vetëm për një periudhë të shkurtër, 7 deri në 10 ditë. Tobias, një nga vizitorët tha se:

Kemi ardhur herët. Në fakt jemi zgjuar në 5 për t’u siguruar që të shijojmë edhe lindjen e diellit. Ndaj erdhëm herët.

Fotografja Nathalie Annoye shton se:

Kemi lule blu por edhe kaq shumë ngjyra bashkë, bashkë me lule zymbyli dhe aromën e pyllit, që bën bashkë në harmoni magjinë e pyllit, që ikën shumë shpejt. Bashkë me mjegullën e mëngjesit dhe dritën e diellit, është thjesht e magjishme. Është një pyll përrallor.

Sebastien, një nga vizitorët e shumtë e cilëson eksperiencën kështu:

Është një vend magjik, i jashtëzakonshëm, atmosfera këtu është fantastike. Lindja e diellit është vërtet e bukur dhe të jep mundësinë të bësh foto të jashtëzakonshme.

Pas çeljes së shkurtër, gjethet nisin të rriten në pemë, duke bllokuar dritën e diellit pa arritur lulet, duke i dhënë vizitorëve mundësinë që vetëm për pak ditë, të shijojnë pamjen magjike. Pranvera sapo ka nisur dhe është pikërisht në këtë periudhë, që miliona fusha dhe kopshte në mbarë botën ‘ngjyrosen’ falë luleve që lulëzojnë gradualisht deri në verë.

Në këtë artikull do të njiheni me 10 vendet ku mund të admironi lulëzimin më të bukur në botë. Nga tulipanët në Holandë te myshqet rozë në rrëzë të malit Fuji në Japoni, këtu janë dhjetë fusha shumëngjyrëshe të përzgjedhura nga ‘Civitatis’, një platformë që ofron ekskursione dhe eksperienca në të gjithë botën.