Celebrities Gossip Showbiz

Romeo-Heidi apo Meriton-Ilnisa? Cili çift do të jetë më jetëgjatë sipas Drini Zeqos!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi janë banorët që kanë prekur finalen e madhe. Edhe këtë vit “Big Brother VIP” vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv nga TAR.

Big Brother Radio me Elona Duron, Eni Shehun dhe Elios Shulin vazhdojnë të jenë në transmetim live në Top Albania Radio, ku vetëm pak më parë në një lidhje telefonike ka qenë ish-banori Drini Zeqo.

Një pyetje rozë, cili çift pretendon se ka jetëgjatësi pas mbarimit të “BBV3” Romeo me Heidin apo Ilnisa me Meritonin?

Nuk e ndan dot me thikë këtë gjë por industria e showbizit është bërë agresive dhe po mendoj që Romeo dhe Heidi është më jetëgjatë personalisht mendoj kështu