Vetullat dhe qerpikët ngjyrë kafë janë ajo që preferojnë shumë nga yjet e Hollivudit. Falë ekuilibrit harmonik midis cilësive të furçave hiper-performuese me veprim të zgjatur ose volumizues dhe ngjyrës kafe, duket se ky është një sekret që e përdorin edhe të famshmet si Blake Lively dhe Nicole Kidman. Ngjyra kafe përcakton pamjen dhe i jep shkëlqim grimit të syve. Pikërisht për këtë arsye një maskara dhe lapës vetullash në ngjyrë kafe është aleati më i mirë i çdo grimi natyral, për t’u kombinuar me nuanca të ndryshme duke krijuar kështu një pamje diskrete dhe të sofistikuar.
Edhe personazhet e famshëm kanë zgjedhur të mbajnë maskara ngjyrë kafe si në jetën e përditshme ashtu edhe në tapete të kuq. Grimerja e Blake Lively tha për Allure se:
Blake preferon një pamje më natyrale kur bëhet fjalë për grimin e syve në krahasim me ditët e Gossip Girl, ku kishim shumë të zeza në qerpikë. Sot ajo dëshiron të theksojë sytë e saj me bojë për vetulla kafe.
Kjo nuancë është vërtet shumë e njohur. Mes tyre gjejmë Nicole Kidman, Kate Winslet, Beyoncé dhe Cara Delevingne. Ndërkaq, pothuajse në çdo vit që është zhvilluar eventi më i rëndësishëm i modës Met Gala një nga yjet që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen, ka shkëlqyer me pamjen e saj dhe ka përshtatur si duhet veshjen me temën ka qenë aktorja e njohur, Blake Lively.
Mesa duket këtë vit të gjithë ata që prisnin me padurim shfaqjen e aktores në tapetin madhështor kanë mbetur paksa të zhgënjyer sepse ajo nuk mori pjesë. Pavarësisht se aktorja nuk ka bërë një deklaratë për të shpjeguar arsyen pse, nga burime të afërta në njëfarë mënyre është zbuluar gjithçka. Ajo ka qenë në Itali për të filmuar “A Simple Favor 2”, vazhdimin e thrillerit komedi të vitit 2018, së bashku me Anna Kendrick, si dhe përshtatjen filmike të librit të Colleen Hoover “It Ends With Us” në Nju Jork.