Horoskopi

Shenjat e zodiakut që e marrin me shumë stres përgatitjen e dasmës!

Ndërsa disa shenja të zodiakut e kalojnë me lehtësi procesin e përgatitjes së dasmës të tjerat e shohin si goxha stresuese. Njihuni me katër shenjat e zodiakut që shqetësohen në maksimum për këto aspekte organizative:

Binjakët

Ata duan që dasma e tyre të jetë saktësisht perfekte. Binjakët janë shumë njerëz socialë, kështu që një pjesë e madhe e stresit ndodh kur ata përpiqen të përfshijnë shumë njerëz në këtë ditë të rëndësishme. Ata stresohen mbi menunë dhe koston e dasmës, mbajnë parasysh shumë detaje specifike, si intoleranca ndaj glutenit, reaksionet që ka një i afërm ndaj ushqimeve të caktuara etj.

Gaforrja

Procesi i planifikimit të dasmës është shpesh stresues, sepse ata bëhen shumë sentimentalë. Një Gaforre qan kur zgjedh veshjen e dasmës, qan edhe në festën e beqarisë. Gjatë organizimit, të lindurit e kësaj shenje do t’u bërtasin miqve, më pas mes lotësh do u kërkojnë falje. Ndërsa duan një dasmë të madhe, ata përfundojnë me një numër të kufizuar njerëzish sepse Gaforret llogarisin gjithçka.

Virgjëresha

Virgjëreshat ëndërrojnë për një martesë përrallore ku çdo detaj përputhet me vizionin e tyre të përsosmërisë. Ata shqetësohen edhe për nuancën e vërtetë të së bardhës në mbulesat e tavolinave apo në buqetat me lule. E gjithë kjo vëmendje ndaj detajeve do të thotë se Virgjëresha është gati të ndërhyjë edhe pse në ditën e madhe të dasmës, nëse diçka shkon keq apo jo sipas planifikimit.

Peshorja

Peshorja, e sunduar nga Afërdita është e dashuruar pas bukurisë dhe harmonisë. Kjo do të thotë se ata duan një dasmë të madhe që është mishërim i elegancës dhe ekuilibrit dhe teksa planifikojnë, ata përjetojnë momente pavendosmërie. Kërkimi i tyre i për përsosmërinë nuk ka të bëjë vetëm me standardet, por edhe me reagimin e miqve të tyre, shpesh duke i bërë ata të angazhohen si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.