Aktualitet

Shirat e dendur, kujdes rrugët me probleme nga veriu në jug!

Për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin, në disa zona urbane, si edhe në të tjera akse rrugore kombetare, konstatohet rritje e nivelit të ujit në rrugë e për rrjedhojë ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Policia Rrugore jep detaje për zonat më me vështirësi.

Zonat më problematike:

• Shkodra, rrugët urbane dhe interurbane lidhëse me zonat e tjera. Ka vështirësi në lëvizje për shkak të reshjeve dhe mjegullës në zonat malore.

• Kukësi, në rrugët interurbane e në autostradë ka vështirësi në lëvizje për shkak të reshjeve dhe mjegullës në disa zona malore.

• Lezha, rrugët urbane dhe interurbane lidhëse me zonat e tjera. Me vështirësi në lëvizje për shkak të rrëshqitjeve të dherave, paraqitet aksi rrugor Skuraj-Burrel, në afërsi të Shkopetit, ku po punohet për pastrimin e plotë të rrugës.

• Fushë Kruja në zonën urbane dhe rruget lidhëse interurbane.

• Tirana, në të gjitha rrugët urbane dhe ato interurbane. Vështirësi qarkullimi dhe trafik shumë i rënduar për shkak të reshjeve të shiut. Këshillohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme me mjete rrugore.

• Durrësi, rrugët urbane dhe interurbane lidhëse me Tiranën e pjesën tjetër jugore.

• Elbasani, zona urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren duke patrulluar për të parandaluar aksidentet rrugore dhe bllokimet e rrugëve, si pasojë e reshjeve të shiut.

Për drejtuesit e mjeteve, ka edhe një thirrje për kujdes:

Apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në zonat problematike, si dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme me mjete rrugore në zonat problematike.