Aktualitet

Shkodër, nuk ka më banesa në ujë/Sipërfaqja e përmbytur u reduktua në 1020 ha!

Përmirësohet situata në Shkodër, nuk ka banesa nën ujë, ndërsa është reduktuar në 1 mijë e 20 hektarë tokë sipërfaqja e përmbytur. Nga shkarkimet e hidrocentralit të Vaut të Dejës, tre ditë më parë ishin 100 shtëpi me prezencë uji. Më në fund, rruga e fshatit Obot është bërë e kalueshme nga mjetet e vogla, ndonëse me vështirësi pasi ende ka rreth 15 cm ujë. Për kalimin e këmbësorëve, vazhdon i pranishëm një mjet i ushtrisë i kalueshmërisë së lartë.

Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksioni në Shkodër. E kalueshme është bërë edhe rruga Shirq-Darragjat. Në Njësinë Administrative, Ana e Malit është 1000 ha sipërfaqja e tokës e përmbytur, ndërsa 20 ha janë në Njësinë Administrative Dajç. Pak ditë më parë ishin 1 mijë e 400 ha nën ujë në Shkodër.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

-1/11

Re diell

Kukës

-2/7

Re diell

Lezhë

3/11

Re diell

Dibër

-5/8

Re diell

Durrës

2/13

Re diell

Tiranë

1/12

Re diell

Elbasan

0/11

Re diell

Berat

-3/14

Re diell

Vlorë

0/13

Re diell

Korçë

-4/5

Re diell

Gjirokastër

-4/10

Re diell

Sarandë

4/14

Re diell