Aktualitet

Shkodër/ Përfundojnë punimet për argjinaturën mbrojtëse nga prurjet e lumit Drin, Rama: Zgjidhet njëherë e mirë rreziku i përmbytjeve për disa fshatra!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook pamjet nga përfundimi i punimeve për argjinaturën që do të mbrojë zonën nga prurjet e lumit Drin.

Rama shkruan se argjinatura e ndërtuar, zgjidh përfundimisht rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vutakanë.

“Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi, duke ua lehtësuar jetën dhjetra banorëve gjatë periudhës së dimrit”– shkruan kryeministri.

Argjinatura me gjatësi 700 metra është ndërtuar plotësisht brenda 6 muajve. Ky investim shmang rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi.